Apartamentet në Shqipëri janë shtrenjtuar edhe gjatë këtij viti.Banka e Shqipërisë ka publikuar analizën e çmimeve të tregut të pasurive ku rezulton se në periudhën janar-qershor 2025 apartamentet kanë pasur një rritje mestare të çmimeve me 41.7 % në krahasim me një vit më parë.Ndërkohë në kryeqytet rritja e çmimeve ka qenë e moderuar dhe ka pësuar një rritje me 32%. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë është udhëhequr nga çmimet e larta kryesisht përgjatë bregdetit, të cilat kanë rezultuar edhe më të larta se në Tiranë.
Kërkesa për objekte banimi në shqipëri mbeti e qëndrueshme ndërsa sipërfaqja e ndërtimit ka rënë lehtë.
Numri i pronave të pashitura ka rënë ndjeshëm por koha mesatare e shitjes është rritur për shkak të zhvillimeve.
Burim kryesor financimi për blerjen e pasurive të paluajtshme vijojnë të mbeten bankat me anë të kredititmit
Këto të fundit kanë miratuar më tepër hua për blerje banese duke mos i ndryshuar kushtet për pjesën e parë të vitit. Ndërkohë që kufizimi i kredive për blerje banese ka hyrë në fuqi në korrik të këtij viti.
Ekspertët theksojnë se itegrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europianpritet të sjellë rritje graduale të çmimeve të pronave në Shqipëri 20-40% gjatë 5 viteve të ardhshme.
Kjo konfirmohet edhe nga trendi i çmimeve të ndjekura në shtete të tjera që I janë bashkuar së fundmi BE-së si Kroacia apo Rumania.
Vitet e fundit blerjet në tregun e pasurive të paluajtshme po bëhen kryesisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. / abcnews.al /

