Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë/ Arifi: Çmimi u rrit me 15-16 për qind, pjesëmarrja në protestë jo e pritur

schedule17:30 - 11 Prill, 2025

schedule 17:30 - 11 Prill, 2025

Analisti Valon Arifi tha se ditën e sotme u mbajtën protesta në Prishtinë lidhur me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektike me afro 15-16 për qind.

Sipas analistit, pjesëmarrja në protestë ishte jo e pritur për shkak edhe të orarit të saj, por ky angazhim qytetar duhet të vijojë pasi do të reflektohet edhe me rritje të çmimeve për produkte të tjera.

‘Qytetarët e kanë kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë e cila do të shtrenjtohet 15-16 për qind më shumë sec është tani. Qytetarë por edhe aktivistë politikë kundërshtuan me protesta në Prishtinë, por numri i tyre ka qenë jo i prituri por me gjithatë vendimi është marrë.

Ka qëlluar dhe ditë pune dhe orari i protestës, ndoshta ka ndikuar që qytetarët nuk kanë dalë. Mendoj që qytetarët nuk duhet të tërhiqen dhe duhet të vijojnë protestat sepse do të ndikojë dhe në rritje ne  çmimeve të gjërave ushqimore.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!