Mediat greke shkruajnë se së fundi është rritur presioni ndërkombëtar për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
E përditshmja greke “Kathimerini” në një analizë të titulluar “Hapa të rëndë drejt zgjidhjes së çështjes me Maqedoninë” shkruan se mosmarrëveshjet e fundit midis pushtetit dhe opozitës në Greqi, për herë të parë nxorën në sipërfaqe vështirësitë të cilat duhet të tejkalohen në Athinë në drejtim të arritjes së kompromisit për çështjen e emrit. Kathimerini ashtu si dhe gazeta “Elefteros tipos” paralajmëron rritjen e presionit ndërkombëtar për t’I dhënë fund mosmarrëveshjeve. “Pritet të shtohen presionet nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët duan zgjidhje të shpejtë të debateve rreth emrit, para së gjithash amerikanët por edhe evropianët, veçanërisht gjermanët, me qëllim që të zhbllokohet perspektiva euroatlantike jo vetëm e Shkupit por edhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë në rrezik nga përshkallëzimi ose nga ndikimi rus”, shkruan Kathimerini. Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë deh Greqisë, gazeta shkruan se shpesh në analizat greke është theksuar se Athina sheh vullnet të mire në retorikën e kryeministrit Zaev, por në të njëjtën kohë pret edhe hapa konkret dhe veprime praktike, siç është ndërrimi I emrit të aeroportit të Shkupit. Lidhur me zgjidhjen e mundshme, në analizë theksohet se emri do të përmbajë përcaktim së bashku me termin Maqedoni, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë “Maqedonia e Re”, Maqedonia e Veriut apo e Epërme./abcnews.al