Shtohet numri i pushuesve tek Rana e Hedhun

schedule16:31 - 10 Gusht, 2018

schedule 16:31 - 10 Gusht, 2018

Rana e Hedhun në Shëngjin është kthyer në një nga plazhet që po kërkohet në masë nga pushuesit. Kjo për shkak se rruga është shtruar, por edhe sepse aty ka pastërti dhe peisazh të mrekullueshëm.

Rana e hedhun është zgjedhja e parë e atyre që shkojnë në Shëngjin. Numri i pushuesve ketu është dyfishuar për këtë sezon. Udhëtimi drejt bregdetit të Ranës së Hedhun nuk është një sakrificë si një vit më parë. Rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj. Dhe dyndja ka qenë e pashmangshme.

Gjok Caci, Administrator i Shëngjinit: “Zona më e lakmuar është zona e Ranës së Hedhun, duke përfituar kryesisht dhe nga investimet që janë bërë kryesisht edhe nga bizneset private.”

Pavarsisht problematikës me mbeturinat në pjesën veriore të saj, pushuesit thonë se është një zonë më e pastër se kudo. Ata thonë se pavarësisht rritjes së numrit të frekuentuesve, sërish ai mbetet i vogël. Rana e Hedhun është një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit bregdetar në Shqipëri.

Pushuesi 1: “Në dallim me Shëngjinin poshtë është shumë pastër”.

Pushuesi 2: “Kam ardhur për herë të parë këtu, më duket se uji është më i pastër”.

Pushuesi 3: “Herët e tjera isha në Golem në Durrës, për mua ishte shumë kënaqësi të vija këtu”.

Vitet e fundit zona ka marrë një vëmendje jo vetëm njohësit e territorit. Agjenstite turistike e kanë atë një resurs të rëndësishëm, për të joshuar vendas dhe të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!