Gjatë operacionit të madh anti-drogë në fshatin Mujalli të Fierit, policia ka gjetur edhe një makinë tip “Mercedes Benz” disa kilometra më tej, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që lidheshin me një parcelë të madhe me kanabis në këtë zonë.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se policia është sinjalizuar për praninë e kësaj makine misterioze në zonë, e cila dyshohet se është përdorur nga ata që i shërbenin parcelës së madhe me kanabis.
Abcneës.al mëson se parcela është shumë e madhe dhe bëhet fjalë për rreth 6 000 rrënjë kanabisi, të mbjella mes rreshtave të mistrit.
Ky është një numër i madh rrënjësh kanabisi të zbuluara në Fier dhe siç bëjnë me dije burimet, operacionit është realizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMC), e cila më parë quhej SHÇBA. Paraprakisht dyshohet se ndërhyrje është bërë nga AMP pasi kishte të dhëna se kultivuesit mbroheshin nga policia lokale.
Nuk dihet ende se përse i është dashur AMP-së të ndërhyjë në këtë operacion dhe pse nuk ka ndërhyrë policia e Fierit, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet një reagim edhe nga krerët e Policisë së Shtetit. /abcnews.al