Shtohet Kombëtarja e skive/ Pranë janë një skiator nga Ulqini e një nga Kanadaja

schedule12:52 - 7 Janar, 2025

schedule 12:52 - 7 Janar, 2025

Shqipëria pritet të ketë më shumë se një yll.

Sporti i skive, dikur me traditë edhe pse jo në nivele botërore, besohet se do të ketë një kombëtare të plotë dhe shpresohet që kjo të ndodhë shpejt.

Përveç Lara Kolturit që po shkëlqen fort në Kupën e Botës të skive alpine për femra, ambiciet janë për të afruar të paktën dy sportistë të tjerë që premtojnë nivele të larta.

Fjala është për një skiator me origjinë nga Ulqini, dhe një nga Kanadaja.

Për momentin, nuk jepet më shumë informacion se kaq, por presidenti I Federatës, Elvis Toçi, tregon për Abc Neës, se gjërat po ecin siç duhet.

Objektivi i madh është një medalje olimpike me Kolturin, por edhe krijimi I një ekipi të vërtetë.

Vajza 18-vjeçare shkëlqeu fort në pistën e shquar të Kranjska Gorës në Slloveni, duke dalë e dyta.

Në garën e Sllallomit gjigand ajo dha kohën 1 minutë, 56 sekonda e 28 të qindat duke u mundur vetëm nga skiatorja suedeze, Sara Hektor.

Kjo është hera e dytë që Kolturi del e dyta në garat e Kupës së Botës për këtë vit.

Objektivi I saj fillimisht ishte që të hynte në 10 më të mirat në renditjen e Kupës së Botës, por për momentin e ka tejkaluar.

Lara është e shtata në tabelën e përgjithshme me 298 pikë, ndërsa në sllallomin gjigand është e 6-ta, shumë pranë vendit të katërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!