Shtohet interesi për Mandzukic, e kërkon dhe gjiganti italian

schedule13:16 - 22 Nëntor, 2019

schedule 13:16 - 22 Nëntor, 2019

Kryeqytetasit e Romës do të jenë aktiv në merkaton e janarit. Roma kërkon një zëvendësues ideal  për kapitenin Eden Dzeko. Sulmuesi boshnjak ka luajtur në çdo ndeshje këtë sezon pas dëmtimit të Kalinic.

Ndërkohë, drejtuesit romakë po e monitorojnë me kujdes situatën e Mario Mandzukic tek Juventusi. Kroati është lënë jashtë ekipit nga trajneri Sarri, që nga mbërritja e tij në verë. Sipas ‘Calciomercato.com’, Roma e shikon Mandzukic si zëvendësuesin ideal të Eden Dzekos.

Sulmuesi i kombëtares kroate që nga mbërritja e tij tek ‘Zonja e Vjetër’, ka luajtur në 162 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 44 gola dhe dhuruar 18 asiste. Alternativat e tjera për klubin romak janë edhe Moise Kean, Haris Seferovic si dhe Pepe i Benfikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!