Shtohet frika në Gjermani, 40% e rasteve vijnë nga varianti britanik

schedule12:31 - 5 Mars, 2021

schedule 12:31 - 5 Mars, 2021

Gjermania  ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus, dhe ajo çfarë ka shqetësuar qeverinë është se rritja e rasteve ka ndodhur për shkak të varianteve të reja të Covid,  tha Dr Lothar Wieler, kreu i agjencisë së shëndetit publik të vendit, Instituti Robert Koch (RKI), në një konferencë shtypi të premten.

Wieler tha B.1.17, varianti britanik  është zbuluar në 40% të rasteve të reja në Gjermani. Varianti përfaqësonte vetëm 6% të rasteve të reja në Gjermani katër javë më parë, por së shpejti mund të bëhet lloji më  dominant në vend, sipas Wieler.

Wieler paralajmëroi gjithashtu se numri i viktimave dhe se niveli i incidencës së virusit në vend po rritet përsëri.  Gjermania raportoi 10,580 raste të reja me koronavirus të premten, një rritje prej 583 rastesh krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar.

Në total, 2,482,552  janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Vendi raportoi gjithashtu 394 viktima në 24 orët e fundit, një rënie prej 130 krahasuar me të premten e mëparshme.

Gjermania ka shënuar 71,504 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!