Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë të sëmurë viruset në qarkullim kanë shkaktuar prekje të mushkërive. Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë mjekët thonë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është rritur. Po ashtu dhe të shtruarit në spital. Virozat në qarkullim sipas bluzave të bardha kanë rënduar e dhe shëndëtin të sëmurëve kronikë.
“Ka fluks lehtësisht të shtuar. Akoma nuk jemi në pikun e viteve të tjera, por ka një fluks të shtuar. Në rutinën e punës tonë të përditshme, ne marrim kampione që dërgohen në ishp të cila pas vlerësimeve, akoma nuk kemi raste me metapenumovirus tek të sëmurët e këtij spitali, janë viroza stionore, gripi dhe adenoviurse. Normalisht ne jemi në kufij të kapacieteteve, jo të gjithë janë me pneumoni se kemi ngarkesa të ndryshme të të sëmurëve, ka një rritje të lehtë si pasojë e komplikacioneve të virozave.
Nëse jeni prekur nga një virozë dhe shëndeti nuk po ju përmirësohet as pas pesë ditësh pneumologët këshillojnë konsultë mjekësore”, pneumologu Serxho Golgota,
Ne javën e parë te janarit sipas Institutit të Shëndetit Publik në spitale dhe qendra shëndetësore kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona. Epidemiologët mendojnë se numri i të sëmurëve është më i lartë pasi jo të gjithë i drejtohen mjekut./abcnews.al