Nga Ajgena Korbi
Në një muaj në Shqipëri Covid 19 ka shkaktuar 224 humbje jete dhe viktimën e dytë me moshën më të vogël në vend.
Një fëmijë 5 vjeç nga Saranda që vuante dhe nga sëmundje të tjera.
Shtatori mbyllet me numër të lartë vdekjesh. 45 persona ndërruan jetë vetëm në tre ditët e fundit të tij.
Ndërsa tetori nis me rënie të numrit të viktimave. Kulmon në fund të javës së parë, por pa arritur shifrat e fundmuajit të shkuar.
12 vdekje u shënuan më 7 tetor ndërsa më 29 shtator numri i tyre arriti në 17.
Shifër kaq e lartë humbje jetësh prej Covid 19 u përsërit sërish pas 12 ditësh ndërkohë që çdo 24 orë shënoheshin mesatarisht 7 vdekje.
Të shtruarit në spital dhe ata që shfaqin gjendje më të rëndë shëndetësore përgjatë këtij muaji kanë qendruar thuajse në të njejtat shifra.
Ndërkohë të infektuarit aktiv kanë pësuar një rënie me rreth 2500 të prekur në të gjithë vendin.
Tirana dhe Fieri kanë numrin më të lartë të personave me koronavirus ndërsa Kukësi dhe Dibra më të ultin.
HUMBJE JETE
29 tetor 2909 persona
29 shtator 2685 persona
TË SHTRUAR NË SPITAL
29 tetor 159 pacientë 19 terapi intensive
29 shtator 155 pacientë 21 terapi intensive
RASTE AKTIVE
29 tetor 7 561 të infektuar
29 shtator 10 103 të infektuar