Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zgjeruar fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit e përfshirë në destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Jeton Halimi, drejtor i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, e cilësoi një hap të mirë që do të ketë ndikim pozitiv në rajon. Në një intervistë për “Ballkan Update” me Habi Hoxha, ai u shpreh:
“Po shpresoj që njerëzit që kanë shkelur ligjin, duhet të sanksionohen dhe këtë e ka vlerësuar mirë administrata e Biden. Ka për të pasur efekt të mirë. Shpresoj se do të zgjerohet lista edhe me njerëz nga Kosova, Serbia, Mali i Zi e Bosnja. Do të ketë efekte pozitive.”, u shpreh ai.
Më tej, ai u shpreh se administrata e ardhshme e Donald Trump nuk do ta lejojë Albin Kurtin që të bëjë lojëra politike.
“Shpresoj se Kurti nuk do t’i përsërisë ato gabime. Nëse fillon me kryeneçësi dhe nuk fillon me bashkëpunimin me SHBA, patjetër se mund të shpallet non grata. Nuk do ta lejojë administrata Trump Kurtin që të bëjë kalkulime politike apo populizëm.”, shtoi Halimi./abcnews.al