Shtohen pasat e sigurisë në Kapitol, pas njoftimit për sulm

schedule19:02 - 4 Mars, 2021

schedule 19:02 - 4 Mars, 2021

Masat e sigurisë në Kapitol janë përforcuar, pas njoftimit të djeshëm të policisë se kishte një plan sulmi. Shqetësimet nuk janë shuar ende, megjithëse kanë kaluar dy muaj nga sulmi vdekjeprurës i ndërtesës.

Zyrtarët e sigurisë thanë se anëtarët e lëvizjes teorike konspirative QAnon po i kushtonin një rëndësi simbolike 4 Marsit, sepse deri në vitin 1933 ishte dita kur presidentët e rinj merrnin detyrën. Disa madje ishin të bindur se Donald Trump do të betohej për herë të dytë si president.

Anëtarët e Gardës Kombëtare patrulluan rreth Kapitolit, i cili është mbrojtur nga kangjella të larta që nga 6 Janari, ndërsa në disa vende janë ngritur tela me gjemba.

Sipas një zyrtari i cili foli me Reuters, forca policore e ngarkuar me mbrojtjen e Kapitolit i ka kërkuar Pentagonit të zgjasë misionin e Gardës Kombëtare për dy muaj.

Kërkesa do të merret në konsideratë nga Ministria e Mbrojtjes por është më se e sigurt që do të miratohet. Rreth 5,200 anëtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington për të ruajtur Kapitolin. Misioni i tyre ishte të mbaronin më 12 mars.

Frika vjen nga informacioni i marrë nga shërbimet e inteligjencës amerikane. Në fund të shkurtit, një grup ekstremistësh po diskutonin një plan për të marrë kontrollin e Kapitolit, sipas një dokumenti nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Këta ekstremistë janë të bindur se rezultati i zgjedhjeve të nëntorit është produkt i mashtrimit masiv dhe mohojnë legjitimitetin e Biden si president. Trump, i cili tani jeton në Florida, nuk ka reaguar për këtë informacion. g.v/abcnews.al