Shtohen kontrollet gjinekologjike/ Gratë dhe vajzat e Sarandës më të ndërgjegjësuara

schedule15:04 - 27 Prill, 2024

schedule 15:04 - 27 Prill, 2024

Në Sarandë është rritur ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer kontrolle të rregullta gjinekologjike.

Sipas mjekut Nuredin Çapari obsteter-gjinekolog, pranë Maternitetit të Sarandës, moshat që më shumë kryerjnë vizita rutinë janë vajzat e reja dhe gratë mbi 60 vjec.

“Grate sot vijne te bejne eko dhe teste papanikolao, kolposkopi, analiza nga me te ndryshmet por edukimi i tyre eshte pjese e edukimit paresor.”

Cila moshe i trembet me shume shendetit dhe vjen per kontrolle rutine?

“Dy ekstremet, moshat e reja dhe moshat mbi 60 vjec, ndoshta rutina, detyra per ti rritur femijet per ti edukuar, per ti shkolluar pjesa e mesme eshte me e pakte ne vizita dhe eshte edhe me e goditura.”

Edhe pse nënat e reja i drejtohen gjinekologut sapo mësojnë për shtatëzanin, Çapari thotë se ende mungon kultura e konsultës me mjekun perpara nisjes së shtatëzanisë.

“Specifike dhe per tu pershendetur ne spitalin tone eshte fakti qe grate vijne qe ne 5 ose 6 javet e para madje ka nga ato qe sapo ju del testi pozitiv jane me padurim. Ndersa per konsultar prekoncepsionale qe fillojne peroara shtatzanise, jane te pakta. Kjo tregon qe ka nevoje akoma per ndergjegjesim te cifteve te reja, qe kur ngjisin nje shtatzani te marrin masa, te kene kontrolle gjinekogjike dhe me teste per te caktuar semundjet imunologjike ose virale.”

Në Sarandë shtatzënitë në moshë minorene vihen re vetëm te personat e komunitetit rom dhe të ardhurit nga zonat rurale.

“Nuk kemi patur shtatzëni te gjimnazistet, me shume jane nga popullesia e komunitetit rom apo të ardhur nga zonat rulale qe kanë martesa ne moshe te hershme”.

Edhe pse ndërgjegjësimi ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues është rritur, në Sarandë vazhdon të ulet numri i lindjeve, vitin e shkuar u shenuan vetem 150 lindje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!