Shtohen kapacitetet në KEIT, spitalin e vetëm ditor të kirurgjisë estetike në Shqipëri

schedule14:27 - 31 Gusht, 2023

schedule 14:27 - 31 Gusht, 2023

Shumë shpejt pavijoni i ri do të jetë gati. 8 shtretër më shumë dhe një sallë e tretë operacioni i shtohen strukturës së KEIT duke mundësuar në këtë mënyrë plotësimin e kërkesave në rritje për shërbime pranë këtij spitali.

Ndërsa në rrjetet e tij sociale ka postuar me rezervë, por dhe me humor momente nga puna për ambientet e reja, Dr. Skerdi Faria ka lënë të kuptohet se brenda pavijonit të ri do të ketë edhe disa vepra arti që do t’i japin atij një koncept të ri, i pari i këtij lloji në vendin tonë.

I gjithë pavijoni është konceptuar si një anije kozmike, ndërsa piktura të galaksive do të jenë të pozicionuara në ambiente të ndryshme të tij. Por më e rëndësishmja sigurisht lidhet me faktin, që pavijoni i ri ashtu si dhe ai ekzistues mbajnë pajisjet më të avancuara në fushën e kirurgjisë estetike, të gjitha të çertifikuara nga Bashkimi Europian.

Qëllimi është gjithmonë për të siguruar operacione preçize, ta sakta, me sa më pak dhimbje dhe pa asnjë komplikacion për shëndetin e pacientëve. Dhe teknologjia në këtë rast vjen në ndihmë, duke mundësuar aparatura që praktikisht nuk gjenden në asnjë strukturë tjetër në vendin tonë.

Duke qenë se KEIT është i vetmi spital ditor i liçencuar në Shqipëri, siguria dhe garancia që lidhet gjithashtu me më shumë se 13 vite përvojë kanë çuar në rritje të kërkesës për shërbime, jo vetëm tek pacientët shqiptarë, por edhe tek të huajt. Kjo për faktin se në KEIT ata kanë mundësinë të marrin të njëjtat shërbime dhe cilësi si në vendet e BE, por me çmime më të ulëta.

Aktualisht KEIT është spitali ditor më i madh në Europë, ndërkohë që me hapjen e pavijonit të ri do të synojë t’i hapë një tjetër dimension turizmit mjekësor.

Përmendim se KEIT numëron më shumë se 15 mijë pacientë të trajtuar me sukses për ndërhyrje të tilla si: rimodelimi i hundës, veshëve, gjoksit, largimi i dhjamit, blefaroplastika, ngritja e vitheve, mbjellja e flokëve etj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!