Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen “hallet” për Xavin, një tjetër lojtar rrezikon përballjen me Interin në Champions

schedule16:30 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:30 - 28 Shtator, 2022

Janë shtuar “hallet” për Xavi Harnandez, i cili tashmë ka parë t’i dëmtohet një tjetër lojtarë, duke shtuar kështu numrin e të dëmtuarve nga ndeshjet e kombëtareve në Nations League.

Ka shkuar në 5 numri i lojtarëve të cilët janë dëmtuar. Araujo, Kounde, Depay, De Jong dhe sikur të mos mjaftonin, pasi kësaj liste i është shtuar edhe Hector Bellerin.

Këto janë periudhat e rikuperimit për mbrojtësin e Barcelonës, i cili sot iu nënshtrua testeve mjekësore, që zbuluan një dëmtim në shputën e këmbës së majtë.



Prandaj, anësori azulgrana do të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëve me Interin (në “San Siro” më 4 tetor dhe kthimin në “Camp Nou” më 12 tetor), ashtu si dhe lojtarë të tjerë të Barçës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!