Shtohen bizneset turistike/ Vlorë, 90 subjekte të reja hotelerie në 2024

schedule14:18 - 10 Janar, 2025

schedule 14:18 - 10 Janar, 2025

Gjatë vitit 2024, 90 biznese të reja në fushën e hotelerisë dhe turizmit u hapën në Vlorë. Ndërsa në total gjatë vitit që shkoi u hapën 866 subjekte të reja. Të dhënat tregojnë se qyteti bregdetar i ka dhënë më shumë prioritet turizmit, duke rritur kapacitetet.

“Një numër të kosniderueshëm në territorin e bbahskisë rol të vecantë luan shtimi i tyre në strukturat akomoduese. Rreth 90 subjekte në fushën e hotelerisë.”, tha drejtoresha e Tatim Taksave, Anjeza Shiko.

Gjatë vitit që shkoi të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotele dhe njësi akomoduese gati u dyfishuan, në rreth 470 milion lekë te vjetra nga 270 milion në vitin 2023. Kjo tregon ndërgjegjësimin e subjekteve dhe njësive akomoduese për të deklaruar të ardhurat.

“Realizime të kënaqshme. Zëri i taksës së fjetjes në hotel ka pasur rritje të konsiderueshme. Mbi 150%. nderyshimi që ka ndodhru gjatë 2024, individët kanë nisur të deklarojnë njësitë akomoduese. Duke marrë të gjitha detyrimit e taksës së fjetjes. Kjo sjell dhe një moskërcënim të bizneseve të ndershëm. Kjo bën të mundur të jemi në një treg të barabartë të gjithë.

Në total në Vlorë janë të regjistruara 7700 subjekte. Ndërsa turizmi mbetet prioritetit kryesor i turizmit, çka ka sjellë dhe shtimin e njësive akomoduese, ndikuar edhe nga flukset turistike gjatë viteve të fundit./abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!