Shtohen alternativat në sulmin e Milanit, Ante Rebic rikthehet në stërvitje

schedule18:38 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:38 - 27 Tetor, 2020

Milani ishte pranë arritjes së fitores së pestë radhazi në Serie A mbrëmjen e kaluar, por goli i Marash Kumbullës gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes, çoi rezultatin në 3-3 dhe i dhuroi një pikë Romës.

Kuqezinjtë vijojnë të kryesojnë të vetëm kampionatin italian me 13 pikë, teksa Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Ante Rebic ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi kroat, një ndër lojtarët më të mirë të Milanit dhe jashtë fushave prej datës 27 shtator, e ka kryer të plotë seancën e sotme stërvitore. Ndeshja e radhës është të enjten përballë Sparta Prague në Europa League, por vështirë që trajneri ta aktivizojë lojtarin në këtë sfidë.

Rebic pritet të rikthehet në fushë në duelin e fundjavës në kampionat kundër Udineses. Milani do të përballet në Friuli me bardhezinjtë vendas në datë 1 nëntor (12:30) dhe Pioli do të ketë më shumë alternativa për repartin onfesiv me rikthimin e 27-vjeçarit ballkanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!