Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se shtimi i akuzave për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, rëndon pozitën e këtij të fundit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ishte e gabuar sulmi i Veliaj ndaj prokurorëve, përmes avokatëve të tij.
“Filloi në mënyrë të acaruar, deri diku e kthyer në personale, karshi individëve, jo prokurorëve. Më pas, sulme të vazhdueshme, sesi u bë prokuror e gjithçka tjetër. Ne e këshilluam atëherë. Në atë dosje nuk është vetëm zoti Dado, por edhe zoti Dumani. Zotit Dado deshën t’i vënë në gojë fjalë që nuk i tha. Ne u munduam si ekspertë të qartësonim mbrojtjen e zotit Veliaj. Kjo nuk ishte mbrojtja që duhej bërë në rastet konkrete. Akuzat janë pafund aty, e kanë rënduar më shumë pozitën e zotit Veliaj. Çfarë do thotë zoti Veliaj? Dumani ka thënë, po hetohet zoti Veliaj për një fraksion tjetër hetimi. Nuk ishte e mirëmenduar, ishte edhe nga rrethanat. Por kjo nuk justifikon gjithçka. Edhe avokatët ishin të shpërqëndruar. Ishte gabim.”, theksoi ai./abcnews.al

