Shtohen aksidentet nga këmbësorët/ Drejtori i ARRSH: Problematikat të mbartura, duhet ndryshuar qasja

schedule18:20 - 3 Prill, 2023

schedule 18:20 - 3 Prill, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi e konsideron shqetësues shtimin e aksidenteve rrugore, për shkak të këmbësorëve.

Në një intervistë për ABC News, Berberi u shprehs se problematikat janë të mbartura, për shkak kulturës dhe të qasjes që këmbësorët kishin ndaj rrugës para vitit 1990.

Sipas Berberit, është kosntatuar një rritje të aksidenteve rrugore që shkaktohen nga këmbësorët, kryesisht në zonat urbane.

“Problematikat janë të mbartura. Ne vijmë nga një sistem ku para viteve ’90 kemi trashëguar një sistem rrugor që në akset interburane shërbente për të kaluar ai numë i kufizuar i mjeteve që kemi pasur dhe në akset urbane, pas një ore të caktuar, kthehej në një shëtitore. Pra, kultura njerëzore ishte e tillë që rruga nuk është vetëm e mjeteve, por e të gjithëve bashkë. Si nga biçikletat, si nga këmbësorët, si nga mjetet morotike dhe makinat. Është një kulturë e tillë që trashëgohet brez pas brezi. Ne nuk kemi më shumë se 30 vjet që jemi shkëputur nga ’90 dhe fillimi i një sistemi rrugor që ka të bëjë me qasjen ndryshe ndaj rrugës.

Shtimi i mjeteve çoi në rritjen e akseve rrugore të cilat përdoren, shtimi i akseve rrugore çoi në rritjen e sistemeve që duhet të bëjnë mirëmbajtjen, sinjalistikën e rrugëve dhe e gjitha kjo duhet të sjellë një kulturë të përdorimit të këtyre rrugëve. Ata që përdorin mjetet kalojnë një provim të caktuar, marrin patentën dhe janë të aftë për të përdorur rrugët, kurse pjesa tjetër, e këmbësorëve, duke qenë se vijmë nga një kulturë e tillë, është problematike. Ne kemi konstatuar në një pjesë të madhe të aksidenteve, që ndodhin jo për shkak të sistemit rrugor, por sjelljes së këmbësorëve ndaj qasjes së rrugës. Ne duhet të ndryshojmë sjelljen ndaj përdorimit të rrugës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!