Spitaleve publike dhe qendrave shëndetësore i janë shtuar 66 mjekë të rinj të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”
“Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për tu punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik.”
Gjatë takimit me bluzat e bardha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për përmirësimin e kushteve të punës dhe për rritjen e mbështetjes financiare për mjekët dhe infermierët.
“Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialist, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu do të rrisim pagën -siç e kemi premtuar- edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7% këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme”
Përmes portalit sipas ministrisë së Shëndetësisë janë punësuar më shumë se një mijë mjekë familje dhe specialist.