Shtirej se ishte italian, por nuk dinte asnjë fjalë: Çfarë e tradhtoi shqiptarin në Angli

schedule10:07 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:07 - 24 Shtator, 2020

Aftësitë gjuhësore të një oficeri policie bënë të mundur arrestimin e një shqiptari i cili pretendonte se ishte italian por nuk  dinte asnjë fjalë, raporton Chroniclelive

Kleris Harizi posedonte një pasaportë italiane me një emër të rremë.  Pas arrestimit nga autoritetet,  22-vjeçari u ngatërrua nga pyetjet themelore rreth vendlindjes së  tij të supozuar dhe  policia e dërgoi menjëherë në stacionin e policisë pas dyshimeve rreth tij.

Kur mbërriti në stacionin e policisë, fatkeqësia e tij ishte se agjenti që e mori në pyetje dinte italisht, gjuhë që Harizi nuk e kuptonte. Harizi, nga Bensham Avenue, Gateshead , pranoi se kishte një pasaportë me emër të rremë, dhe se përdorte një automjet të pasiguruar dhe pa liçensë.

22 vjeçari u dënua me 6 muaj burg. s.ba/abcnews.al