Shtini fall për çfarë e falën Besën, Disiplinë përtace!

schedule15:40 - 17 Tetor, 2019

schedule 15:40 - 17 Tetor, 2019

Komisioni  i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur në lidhje me parregullsitë që janë shfaqur gjatë fundjavës në Kategorinë e Dytë dhe te moshat. Mes vendimeve të shumta, vihet re një vendim për Besën e Kavajës.

Një vendim i thatë, “alla-Komision Disipline”. Asnjë sqarim për çfarë kërkesë bëhet fjalë. “Pranimin e kërkesës së KF Besa dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore”, thuhet në vendimin e Disiplinës.

Nëse dikush futet dhe lexon atë që shkruhet në vendim, do të duhet të shtijë fall për të ditur për çfarë bëhet fjalë. Për ne që futbollit tonë i qëndrojmë në kokë çdo ditë, na kujtohet dënimi i vjetshëm pas ndeshjes me Bylisin.

Takimi u ndërpre në mes prej sendeve të hedhura në fushë dhe verdhezinjtë duhet të luanin tetë ndeshje pa tifozë. Të gjitha këto sqarime do duhet të bëheshin nga të zotët e punës. Ndërkohë më poshtë ju sjellim vendimet e plota të marra nga Komisioni i Disiplinës:

-KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

– Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore. Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!