Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shtimi i rasteve me Covid në Berat, flet mjekja: Kemi mesatarisht 30 vizita në ditë

schedule14:08 - 16 Nëntor, 2020

schedule 14:08 - 16 Nëntor, 2020

Covid-19 po shton rastet e të prekurve çdo ditë e më shumë. Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Beratit.

Të prekurit me Covid paraqiten pranë urgjencës së Spitalit Rajonal të Beratit me probleme shëndetësore në frymëmarrje, temperaturë, kollë etj.

Por si vijon puna e marrjes së shërbimit mjekësor në këtë spital?



Kemi shkuar sot pranë këtij spitali duke marrë të dhënat për çdo pacient që ka shenja të infektimit me Covid -19 .

Mjekja Specialiste infeksioniste Valbona Papa shprehet për “ABC” se:

“Spitali Rajonal Berat ka 19 shtretër të cilët funksionojnë për pacientët e prekur nga Covid-19 me stade të ndryshme.

19 shtretër do të thotë që në çdo moment jemi të gufuar si staf i shërbimit infektiv duke trajtuar çdo orë, çdo natë e çdo ditë të gjitha rastet që paraqiten në spitalin rajonal Berat.

Mesatarisht paraqiten 30 vizita ambulatore. Ato janë në gjendje të mesme, të shtruar të mesme, të rënduar në shkallë- stad i parë, dhe të dytë, duke zbatuar rregullat dhe protokollet e ministrisë shëndetësisë.

Pra stadin e parë dhe të dytë me perfomancë të mirë dhe me parametrat e oksimetrisë dhe me shenja të tjera si temperaturë, kollë, etj. reanimimin e bëjmë në spitalin rajonal Berat.

Ndërsa për të prekurit me stadin e tretë dhe të katërt të cilat janë me isuficencë të rënduar respiratore ne i nisim drejt spitalit Covid-1 në Tiranë, sipas urdhrit të ministrisë, pra zbatojmë të gjitha protokollet të cilat kanë ardhur deri më sot”.

Mjekja specialiste infeksioniste Valbona Papa bën apel për të gjithë qytetarët që është misioni i gjithë secilit i çdo qytetari i cili paraqet shenja të lehta në banesë, të mos dali nga banesa por të karantinohet për rreth 14 ditë sipas rregullave të ministrisë, kjo për të mos përhapur virusin e padukshëm Sars-Cov 2 ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!