Shtimi i rasteve me Covid-19, Madridi e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në publik

schedule13:35 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:35 - 28 Korrik, 2020

Autoritetet në Madrid e kanë bërë mbajtjen e masakve në ambientet publike të detyruar. Kjo vjen si pjesë e masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytet.

Po ashtu, baret në kryeqytetin spanjoll duhet të mbyllen rreth orës 01:00, me orën lokale, ndërsa mbledhjet në restorantet me ambiente të hapura do të limitohen në 10 persona.

Kontrollet do të shtohen po ashtu në aeroportin kryesor të kryeqytetit.

Zyrtarët e shëndetit në vend kanë rekomanduar gjithashtu që mbledhjet në shtëpi të kenë një maksimum prej dhjetë vetash, edhe pse nuk është ende e detyrueshme me ligj.

Shtimi i masave vjen në një kohë kur Spanja po regjistron një rritje të rasteve me Covid-19 në ditët e fundit. /abcnews.al/