Shtimi i rasteve, hapet shërbimi ditor i urgjencës për rastet Covid në Gjirokastër

schedule13:29 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:29 - 12 Nëntor, 2020

Në Gjirokastër është hapur sot shërbimi ditor i urgjencës për rastet Covid. Gazetari Orges Sako bën të ditur për abcnews.al se një ambient i pajisur me aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve të cilët më pas nisen drejt Tiranës.

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja lindi pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër.

Mësohet se një 35 vjeçare nga Lazarati është sot në gjendje të rëndë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!