“Shtetin që premtuam po e bëjmë”/ Rama në Kuçovë: Duke hyrë në BE ky popull do të shpëtojë nga hijet e të shkuarës

schedule11:52 - 18 Mars, 2025

schedule 11:52 - 18 Mars, 2025

“Vetëm duke hyrën në BE ky popull do të shpëtojë nga hijet e të shkuarës”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Kuçovë.

Rama u ndal te rruga drejt Bashkimit Europian, duke thënë se tashmë të gjithë duhet të funksionojnë si një familjet dhe se shqiptarët meritojnë të trajtohen të barabartë.

“Ditën kur të hapim negociatat do të kemi bërë më shumë se vendet që i kanë hapur më parë. 2027, kemi bërë shumë edhe në aspektin diplomatik, gjëra që nuk janë për t’u treguar kur je në detyrë. E kemi bërë Shqipërinë një yll që shkëlqen në këtë rrugë dhe 2027 na ka ardhur si fat dhe është momenti i përputhjes së yjeve. Është përputhur, ëndrra jonë, ambicia, puna dhe dëshira për të qenë në BE me dëshirën e tyre për ta mbyllur këtë proces në 2027. Jo vetëm për ne por për veten e tyre sepse duan të zgjerojnë BE, ne jemi në vendin e duhur dhe momentin e duhur dhe a jemi ne gjëja e duhur këtë do ta provojmë vetë. Janë 1 mijë veta që punojnë për negociatat. Ata nuk i mbyllin negociatat me një vend që ka probleme të shtet-funksionimit. Pra atë shtetin që ne premtuam, ne po e bëjmë. Ka shumë njerëz që kapin një apo muhabete dhe thonë “ç’na duhet në BE”. Ne shqiptarëve na duhet si “drita”. Vetëm duke hyrën në BE ky popull do të shpëtojë nga hijet e të shkuarës. Kur hyn në BE është një familje, janë më të fuqishmit, më të vegjlit dhe më të dobëtit. Më të rriturit dhe më të fuqishmit kontribuojnë, por qëndrimi aty iu intereson për shumë gjëra të tjera. Vende si Shqipëria janë përfitues”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!