Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me 40 viktima në Moskë

schedule22:39 - 22 Mars, 2024

schedule 22:39 - 22 Mars, 2024

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në Crocus, në afërsi të Moskës. Disa persona të armatosur hynë brenda një salle koncertesh dhe hapën zjarr ndaj personave. Sipas raportimeve, sulmuesit përdorën gjithashtu edhe eksplozivë, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallë.

Një gazetar i agjencisë së lajmeve RIA Novosti që ishte në vendngjarje tha se personat e armatosur hapën zjarr me armë dhe hodhën një granata. Zjarri u përhap me shpejtësi në sallën e koncerteve. “Njerëzit që ishin në sallë u shtrinë në tokë për t’u mbrojtur nga të shtënat për 15 ose 20 minuta,” ka thënë gazetari.

Zjarrfikësit kanë evakuuar rreth 100 persona nga bodrumi i ndërtesës dhe po bëhen përpjekje për të shpëtuar të tjerët. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, e quajti ngjarjen një “sulm të përgjakshëm terrorist” ndërsa bëri thirrje për “dënim të fortë” nga komuniteti ndërkombëtar.

“Tani, siç kanë deklaruar autoritetet ruse, të gjitha përpjekjet po i kushtohen shpëtimit të njerëzve,” tha Zakharova. “I gjithë komuniteti botëror është i detyruar të dënojë këtë krim monstruoz!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!