Shteti i ri dhe pyetja që mungoi/ “Shqipëria e ka ngritur nivelin e besimeve tradicionale”, Nazarko: Kryegjyshata Botërore nuk është vetëm spiritualisht!

schedule20:19 - 23 Shtator, 2024

schedule 20:19 - 23 Shtator, 2024

Analisti Mentor Nazarko, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për propozimin për krijimin e shtetit të ri të Bektashinjve.

Gjatë intervistës, Nazarko tha se Kryegjyshata Botërore nuk është vetëm spiritualisht, ndërsa nënvizoi se Shqipëria e ka ngritur nivelin e besimeve tradicionale.

“Mendoj që kërkesa ka qenë që nga 1991 e këtej, Ajo që mund të ketë ekzistuar Një propozim konkret më i detajuar dhe që lidhet me atë se cili do të jetë statusi eventual i Komunitetit Bektashian. Bektashizmi është reformizmi i fesë myslimane dhe duke shkuar nga shkëputja apo zhvendosja nga Turqia në Shqipëri, ataturku vendosi të grumbullonte të gjithë tarikatet në një organizim të vetëm.  Një prej momenteve që mbahet si pikë ndarëse, midis atij që është besimi tradicional, përveç organizimit në një ombrellë të vetme të 17 tarikateve, nga ai që është drejtuesi i komunitetit duhet edhe të martohet. Kjo është një kërkesë nga modeli turk. Këtë kërkesë nuk e ka pranuar ai që ka qenë kryegjyshi botëror i asaj kohë që ka rastisur që ka qenë shqiptar. Ai mori ftesën për të qenë në Shqipëri, në fillim e ka pasur në Korçë, më pas Zogu i dha atë terren që është Kryegjyshata e sotme. I ka dhënë atë status që e kishin. Selia u zhvendos në Tiranë. Nuk është vetëm statusi i një organizimi ndërkombëtar, nëse do të rikthehet statusi i mëparshëm do të duhet që ta ketë. Ajo që mund të them është çështja e rikthimit të pronave. Në Greqi komuniteti bektashian , shumë i pasur, janë me dhjetëra teqe ku kanë qenë shqiptarët. Një prej tyre është objekt studimi. Shqipëria e ka ngritur nivelin e besimeve tradicionale”, tha ai.

/abcnews.al/