Finlanda ka zgjedhur avionët luftarakë të tipit “F-35” të prodhuesit amerikan, “Lockheed Martin”, për t’i zëvendësuar me avionët e tanishëm, F/A-18. Shteti skandindav ka porositur 64 aeroplanë të rinj luftarakë në një marrëveshje me vlerën e 9.4 miliardë dollarëve, bëri të ditur të premten qeveria finlandeze.
Kompania “Lockheed Martin” garoi në tenderin miliardësh me kompaninë suedeze, “Saab”, rivalin amerikan, “Boeing”, kompaninë franceze, “Dassault”, dhe atë britanike, “BAE Systems”.
Sipas Agence France-Press, kjo është kontrata më e rëndësishme e blerjes së pajisjeve në historinë e Finlandës.
” Kur krahasojmë performancën ushtarake, F-35 plotëson më mirë nevojat tona,” tha Ministri i Mbrojtjes Andy Kaikonen në një konferencë shtypi. g.v/abcnews.al