“Shtet vrasës”, Erdogani sulmon Greqinë nga foltorja e Asamblesë së OKB-së në SHBA

schedule22:38 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:38 - 20 Shtator, 2022

“Greqia po e kthen Egjeun në një varrezë refugjatësh ,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në New York.

Teksa mbante në duar foto të fëmijëve refugjatë të vdekur, të cilët, siç pretendon ai, vdiqën në Egje, kur forcat e sigurisë greke “fundosë varkat e tyre”, ai u bëri thirrje OKB-së, BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të “ndalojnë kryerjen e krimeve të tilla kundër njerëzimit”.

Presidenti turk zgjodhi të fokusojë fjalimin e tij te çështja e refugjatëve, duke përfshirë Greqinë në grupin e shteteve autoritare. Presidenti turk e cilësoi Greqinë “shtet vrasës”.
Erdogan tha se Greqia nuk po tregon përgjegjshmëri për refugjatët në kufi Greqi-Turqi në Evros.

Lexo edhe: Erdogani nis anijen drejt ishujve grekë, Athina i kërkon ndihmë Francës: Mesdheu në prag të “shpërthimit”

Kohët e fundit ka patur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje, shkruan abcnews.al.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt. N jë faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!