“Shtet me brekët në fund të këmbëve”, Agron Llakaj për radhët në kufi: Bir, kë të qaj më parë

schedule14:13 - 14 Gusht, 2020

schedule 14:13 - 14 Gusht, 2020

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës.

Përmes një postimi në Instagram, Llakaj ironizon qeverinë duke shkruar “bir..kë të qaj më parë..”.

Sipas aktorit, ky është një turp, pasi jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve. Llakaj thekson se pas 6 muajsh kur të jenë zgjedhjet, politikanët do të jenë ata që do t’u shtrihen në këmbë emigrantëve për votën.

” E kemi fatin,shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare ! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!Turp! Turp ! Turp Edi Rama !Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!”, shkruan Agron Llakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!