Shtëpitë pa mure ndarëse, arkitektët flasin për trendin më të fundit të “përqafuar” nga shqiptarët

schedule10:32 - 29 Qershor, 2021

schedule 10:32 - 29 Qershor, 2021

Arkitektet e njohur, Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj kanë folur sot në “ABC e Mëngjesit” për shtëpitë pa mure ndarëse që njihen si “Open plan”.

Ata u shprehën se kohët e fundit janë kthyer edhe më në trend krahasuar me vitet e shkuara.

Sipas arkitekteve, jo domosdoshmërisht mund të përdoret një mur ndarës, mjafton një oxhak apo banak dhe shtëpia merr tjetër pamje.

Përgjithësisht planet e hapura rekomandohen edhe në sipërfaqe të vogla. Që do të thotë mos ta ndajnë ambientin se e mbysin. Ka anë pozitive dhe negative si për shembull pozitive, mund të lidhim kuzhinën me një ambient që e përdorim përditë, por jo dhomën e gjumit sepse duhet një privatësi.

Duhet të kemi parasysh që ndërhyrje të tilla mund t’i realizojmë dhe ambjentet që kemi jo domosdoshmërisht të reja”, tha Lutaj.

Elementë që mund të përdorim për open plant mund të jenë edhe një palë shkallë që mund të bëjnë ndryshimin, një oxhak mund të jetë një zgjidhje që ndan zonën e ngrënies me ndënien. Mund të jetë një zonë gjelbërimi apo një mur, ose shpeshehhreë një banak që kufizon shikimin jo 100%”, shtoi Xhemalaj./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!