Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë shqetësuese. Por në bilancin e përditshëm të situatës nga ana e Bashkisë, është vënë re se zona e Livadheve të Shkodrës ka mbetur jashtë vëmendjes.
Gazetari i ABC Simon Shkreli raportoi se rreth 10 shtëpi ndodhen nën ujë dhe interesimi i institucioneve është parë vetëm në fillim, ndërsa më tej nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.
Lexo edhe: 4005 hektarë tokë nën ujë, Bashkia Shkodër bën bilancin e përmbytjeve: Zonat më të rrezikuara
Në territorin e Bashkisë së Shkodrës është thënë që ka shtretër të gatshëm për evakuim, ndërsa një familje prej 6 anëtaresh ndodhet nën ujë.
Kryefamiljari Prelë Lajthia ka treguar për gazetarin e ABC se pavarësisht kërkesës për ndihmë, nuk ka marrë asnjë përgjigje. Prej 20 ditësh më nënën e sëmurë nuk ka marrë asnjë ndihmë edhe pse është thënë se janë 250 shtretër gati.
Një nga banorët po ashtu është shprehur se i është thënë se do të marrë ndihmë, por deri më tani nuk është parë të merret asnjë masë.
/abcnews.al/