Shtëpinë e së moshuarës e kishte kthyer në “strehë” të armëve për grupin kriminal, shpallet në kërkim 20-vjeçari në Memaliaj

schedule13:11 - 14 Prill, 2025

schedule 13:11 - 14 Prill, 2025

Pas 2 muajsh hetime është identifikuar dhe është shpallur në kërkim një 20-vjeçar në Memaliaj. Ai kishte fshehur armë zjarri në banesën e një të gruaje të moshuar me probleme të shëndetit mendor.

20-vjeçari kishte fshehur dy armë kallashnikov në shtëpinë e së moshuarës, në shërbim të një grupi kriminal.

“Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, gjenden të fshehura në një banesë dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 20-vjeçari që dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit, për llogari të një grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!