Shtëpia “ndan” autostradën, pronarja nuk pranoi shembjen

schedule14:48 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:48 - 7 Gusht, 2020

Një autostradë është ndërtuar rreth një shtëpie të vogël në një qytet kinez, pasi pronarja e saj refuzoi t’ja shiste qeverisë. Ndërtesa është një nga shembujt e shumtë të “shtëpive thua” në Kinë, ose ndryshe të njohura si ‘dingzihu’ në gjuhën Mandarin, ku pronarët e shtëpive refuzojnë kompensimin për shembjen e saj.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë se prona është e vendosur në mesin e dy anëve të mbikalimit Haizhuyong të sapoinaguruar në Guangzhou të provincës Guangdong, shkruan abcnews.al.

Pronarja është shprehur se nuk kishte pranuar atë që i kishte ofruar qeveria, pasi kjo e fundit nuk i kishte ofruar një vend të mirë për t’u shpërngulur.  “Ju mund të mendoni se është një ambient i varfër, por mendoj se është një vend i qetë, relaksues, i këndshëm dhe i rehatshëm,” pohoi ajo. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!