Hubert Uirth është një tifoz gjerman 70 vjeçar, i cili ka vendosur të shohë nga pranë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës në Rusi. Për këtë arsye, ai është nisur nga Biellorusia ku jeton me traktorin e tij duke shpresuar që në 14 qershor të jetë në vendin dhe kohën e duhur.
Rreth 1.5 milionë turistë pritet të vizitojnë Rusinë në kuadër të kampionatit botëror të futbollit, ku një milion prej tyre do të qëndrojnë në Moskë. Por asnjëri prej tyre nuk do të shijojë një udhëtim si ai i këtij tifozi gjerman dhe qenit të tij.
70-vjeçari Hubert Uirth, po udhëton me një traktor të prodhuar në vitin 1920, të cilët kalimtarët e përshkruajnë si një shtëpi me rrota, për të qenë I pranishëm në kampionatin e futbollit.
Do i duhet pak kohë për të mbërritur duke llogaritur se shpejtësia maksimale që mund të arrijë mjeti i tij është 30 kilometra në orë. Duke qenë se ai aktualisht jetin në Bjellorusi, mendohet se do t’i duhet të udhëtojë për më shumë se një mijë kilometra.
Kampioanti botëror i futbollit nis në 14 Qershor, ndërsa tifozi gjerman ka bërë për vete shumë njerëz që e mbështesin në udhëtimin e tij të pazakontë./abcnews.al