“Shtëpia jonë është jeta jonë”, kordoni policor përballë qëndresës së banorëve

schedule09:37 - 12 Nëntor, 2019

schedule 09:37 - 12 Nëntor, 2019

Përplasja mes banorëve të Unazës se Re dhe policisë ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje direkte për “ABCNews” një banor në Unazën e Re është shprehur i revoltuar për aksionin e policisë.

“Më në fund sot triumfoi mafia, tani e ka të lirë të fitojë Edi Rama dhe Erion Veliaj, sot në këtë vend ka nevojë më shumë për protesta. Ne 250 persona u ngujuam sepse e dinim që do të vinin forcat e policisë dhe luftuan deri në pikën e fundit. Kemi një vit që flasim, jemi vendi më i varfër në botë, Erion Veliaj të festojë tani më mafian e ndërtimit”, u shpreh banori.

“Shtëpia jonë është jeta jonë”, kështu është shprehur banori i Unazës./abcnews.al