Shtëpia e veçantë 200 vjeçare në Krujë, pronarët kërkojnë restaurim pas tërmetit

schedule15:50 - 30 Prill, 2022

schedule 15:50 - 30 Prill, 2022

Nga Ahmet Zani

Kjo ndërtesë dykatëshe mendohet se është 200 vjeçare dhe nga më të hershmet në Krujë. Gëzon statusin e monumentit të kulturës, por instancat shtetërore nuk janë kujdesur për mirëmbajtjen e saj. Është ndërtuar nga familja Kuqi.

Xheldain Kuqi ka qenë tregtar dhe u pushkatua në sistemin komunist. Këtu tani banon vajza e tij Liria me bashkëshortin Xhavit Gjanën.

“Babai u pushkatua, tre vëllezër I kam pasur në burg. Mua më ka lënë babai pa mbush vitin, kemi qenë 7 vajza dhe tre çuna”, shprehet Liria.

Kjo banesë u dëmtua më shumë nga tërmeti i 2019. Burrë e grua janë të moshuar dhe nuk kanë mundësi ta riparojnë, po jetojnë me frikën se banesa mund ti zërë brenda.

“Tërmeti i parë i 1979 e shkatërroi, po ekipi i monumenteve që merrej atëherë e restauroi. Ky tërmeti i dytë e çau nga të gjitha anët godinën. Nuk i rezistoi. Erdhi komisioni e panë, vunë duart në kokë dhe ikën s’bënë gjë”, tha 80-vjeçari.

80 vjeçari tregon se ka kërkuar nga institucionet, që banesa të resturohet, pasi mbart vlera historike.

“S’kanë ardhur të paktën me e pa. Kam folur me ata pse nuk vini ta restauroni. Le ta mbajë shteti si pronë. Me profesion jam mësues dhe I di vlerat. Mendoj që kjo vepër ti mbetet Krujës se ka shumë vlera duhet interesohet dhe qendra dhe Bashkia këtu”, tha i moshuari.

Kjo banesë vizitohet nga turistë dhe studentë ndaj sipas Xhavit Gjanës Instituti i Monumenteve nuk duhet të lejojë që ajo të shembet. Vijnë turistë, kanë ardhur kosovarë, student të historisë. Shohin kuptojnë dhe konceptojnë si ka jetuar një qytetar i Krujës para 200 vjetësh. Kjo vepër vërteton histori.

Ai na shoqëron në ambientet e ndryshme të kësaj shtëpie të madhe.

“Ka qenë dhoma e gjumit të zotit të shtëpisë. e tavanet janë të asaj kohe. Femrat rrini të fshehura nuk dilni I shihnin burrat nga këtu lart ku bënin aheng.”

Arkitektura është shumë e veçantë.

“Kjo dhomë qenë dhomë pritje. Karakteristike është tavani, zbukurimet anash është e çuditshme se ka të njëjtën ngjyrë si 200 vjet para. Piktori, artisti ka derdhur talentin e tij.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!