Një shtëpi në Massachusetts e dëmtuar nga zjarri, është listuar në treg për shitje me çmimin 399,000 dollarë.
Sipas WBZ-TV, shtëpia ka tri dhoma gjumi, 173 metër katrorë, është vënë në shitje dhe në përshkrimin për shitjen shkruhet: “Shtëpia ka nevojë për rinovim total ose potencialisht të shembet dhe të rindërtohet. Shtëpia shitet kështu siç është”.
Shtëpia pësoi dëmtime të rënda pas një zjarri në gusht dhe që më pas shpërtheu nga dritaret. U raportua se zjarrfikësit u deshën që të shembnin pjesë të mureve dhe tavanit për të shuar zjarrin./abcnews.al