Shtëpia e Bardhë urdhëron fshirjen e TikTok-ut nga pajisjet qeveritare brenda 30 ditëve

schedule08:07 - 28 Shkurt, 2023

schedule 08:07 - 28 Shkurt, 2023

Shtëpia e Bardhë iu ka dhënë të gjitha agjensive federale afat për 30 ditë që të fshijnë TikTok-un nga të gjitha pajisjet qeveritare. Aplikacioni imediave sociale, me pronësi kineze, dhe që është bërë shumë popullor në të gjithë botën, është vënë në një kontroll nga Uashingtoni për shqetësimet e sigurisë.

Ndalimi, i urdhëruar nga Kongresi në fund të vitit të kaluar, pasohet nga veprime të ngjashme nga Kanadaja, BE-ja, Tajvani dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA. Në Dhjetor, Kongresi votoi për të ndaluar punonjësit federalë që të përdorin aplikacionin dhe i dha administratës 60 ditë për të nxjerrë direktiva.

Shumë agjenci qeveritare, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit e kishin ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare përpara votimit. Të martën, Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve do të votojë një projektligj që mund t’i japë Joe Biden autoritetin për të ndaluar TikTok nga të gjitha pajisjet amerikane.

Më herët të hënën, Kanadaja njoftoi ndalimin e TikTok nga pajisjet e lëshuara nga qeveria, duke thënë se paraqet një nivel “të papranueshëm” rreziku për privatësinë dhe sigurinë. Dy institucionet më të mëdha të politikëbërjes së BE javën e kaluar e ndaluan TikTok nga telefonat e stafit për arsye sigurie kibernetike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!