Shtëpia e Bardhë sanksionon Rusinë për vdekjen e Navalny

schedule12:26 - 23 Shkurt, 2024

schedule 12:26 - 23 Shkurt, 2024

Shtëpia e Bardhë ka miratuar sanksione kundër Rusisë për vdekjen e Alexei Navalny. Sanksionet do të synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalny, si dhe sektorin financiar të Rusisë.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se do të vendoste kufizime të reja të eksportit për afro 100 subjekte, të cilat kanë mbështetur makinerinë e luftës së Putinit.

Më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë janë shpallur sot nga SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!