Shtëpia e Bardhë pritet të miratojë një paketë prej 100 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin

schedule15:35 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:35 - 19 Tetor, 2023

Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të kërkojë rreth 100 miliardë dollarë, pjesë e një pakete shtesë të sigurisë kombëtare këtë javë, duke përfshirë 40 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, Tajvanin dhe për kufirin jugor të SHBA-së, dhe rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.

Vetë Biden kishte thënë këtë javë se ai kishte në plan t’u kërkonte ligjvënësve të miratonin një “paketë të paprecedentë mbështetjeje për Izraelin”. Kërkesa për ndihmë për Izraelin si pjesë e paketës shtesë vjen pasi Biden udhëtoi në Izrael për t’i treguar aleatit të SHBA-së mbështetjen e madhe.

Ndërkohë, financimi shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë ka qenë prej kohësh një prioritet kryesor për administratën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!