Shtëpia e Bardhë ka reaguar për zgjedhjet e së dielës në Itali duke u shprehur se rezultatet nuk kanë nxjerrë asnjë mazhorancë të qartë parlamentare. Zëdhënësi i këshillit kombëtar për sigurinë amerikane u shpreh se Uashingtoni ishte në pritje të krijimit të qeverisë së re italiane.
Më tej në deklaratën për shtyp thuhej se procesi për krijimin e ekzekutivit të ri nuk do të pengonte bashkëpunimin me një nga partnerët më të ngushtë ;politik, ekonomik dhe në fushën e sigurisë./abcnews.al