Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me dy dronë nga Ukraina që dëmtuan ndërtesat në Moskë këtë mëngjesin e së hënës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, gjatë një konference për shtyp, tha: “Në përgjithësi, ne nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë”, shkruan The Guardian.
Zyrtarët rusë thanë se dy drone u përplasën në ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë në orët e para të mëngjesit të së hënës, me një që u rrëzua pranë ministrisë së mbrojtjes në qendër të qytetit.
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se nuk kishte viktima./abcnews.al