Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Uashingtoni nuk beson se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
Duke folur me gazetarët, Sullivan vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara duan të shohin Hamasin të mundur, duke shtuar se një operacion i madh ushtarak izraelit në Rafah do të ishte një gabim.
“Ne nuk besojmë se ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid. Ne e kemi refuzuar vazhdimisht këtë asociacion”, u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga presidenti amerikan Joe Biden të shtunën, Sullivan tha se një armëpushim mund të arrihet menjëherë nëse Hamasi liron pengjet.
“Bota duhet t’i bëjë thirrje Hamasit që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë një marrëveshje,” theksoi ai.
I pyetur se kur pritet të nënshkruhet një marrëveshje, Sullivan tha se nuk mund të bëjë parashikime dhe se SHBA po punon intensivisht për këtë çështje./abcnews.al