Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Çmimit Nobel, riafirmon përpjekjet e Trumpit për paqe

schedule17:44 - 10 Tetor, 2025

schedule 17:44 - 10 Tetor, 2025

Shtëpia e Bardhë kritikoi sot dhënien e Çmimit Nobel për Paqe një udhëheqëse të opozitës në Venezuelë në vend të presidentit Donald Trump, i cili loboi shumë për këtë çmim, duke shtuar se Trump do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar paqen.

“Presidenti Trump do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung në një deklaratë në X.

“Ai ka zemrën e një humanisti dhe nuk do të ketë kurrë si ai që mund të lëvizë malet me forcën e vullnetit të tij”, shtoi Cheung.

Gjithashtu në deklaratë kritikohet Komiteti i Nobelit, duke pretenduar se ka “treguar se vendos politikën mbi paqen”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!