Shtëpia e Bardhë i shpall luftë spiunëve, ndalon përdorimin e celularëve

schedule10:54 - 11 Shtator, 2018

schedule 10:54 - 11 Shtator, 2018

Rregulla të reja në Shtëpinë e Bardhë: Nuk do të ketë më celularë, as edhe nëse ata vendosen në dollape në “Dhomën e Emergjencave”. Sipas CNN, politika, ekzistenca e së cilës është zbuluar vetëm kohëve të fundit, është aktivizuar pas zbulimeve të bëra nga Omarosa Manigault Newman, ish bashkëpunëtor i presidentit Donald Trump. Ky i fundit kishte regjistruar në mënyrë sekrete shefin e kabinetit John Kelly në “Dhomën e Emergjencave” ndërsa po e pushonte.

Dispozitat e fundit parashikojnë se anëtarët e stafit nuk munden as t’i lënë telefonët e tyre në dollape jashtë “Dhomës së Emergjencave” nga droja se mund të regjistrojnë biseda shumë sekrete. Norma e re imponon edhe që celularët e dhënë për nëpunësit e Shtëpisë së Bardhë të lihen në zyrë ose në dollapet më të largëta. Rrjedhja e informacionit po bëhet një problem gjithnjë e më serioz për presidentin amerikan, Donald Trump.

Tensionet me bashkëpunëtorët e tij janë thelluar dhe më tej pas bisedave secrete të mbledhura në librin investigues “Frikë”, që doli sot në shitje dhe që ka për autor Bob Woodward, si dhe nga editoriali anonim i publikuar nga Nju Jork Tajms, i cili i atribuohet një funksionari të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Në disa mesazhe në tuiter, Trump ka sulmuar gazetën duke e përshkruar publikimin si “barcaletë”, një “aggression” kundër tij bazuar në burime anonime. Presidenti shton më tej se shumë nga personat e cituar kanë deklaruar se fjalët e atribuara ndaj tyre janë shpikje. Për këtë, lideri amerikan paralajmëron se do të shkruajë vetë një libër, për të treguar versionin e tij të punës që bën në Shtëpinë e Bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!