Shtëpia e Bardhë: Do ta mbrojmë Izraelin në rast të një sulmi iranian

schedule09:15 - 28 Gusht, 2024

schedule 09:15 - 28 Gusht, 2024

SHBA mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit të saj për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi iranian, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby tha se është e vështirë të hamendësohet për gjasat e një sulmi iranian, por theksoi se Shtëpia e Bardhë po e merr seriozisht retorikën e Teheranit.

Ai shprehu qëndrimin se iranianët mbeten “të gatshëm të nisin një sulm nëse duan”, por kjo është arsyeja pse SHBA ka rritur fuqinë e saj ushtarake në rajon.

“Mesazhet tona për Iranin kanë qenë, janë dhe do të mbeten të qarta. Së pari, mos e bëni. Nuk ka asnjë arsye për të përshkallëzuar.

Nuk ka asnjë arsye për të filluar një lloj konflikti rajonal. Dhe së dyti, ne do të jemi gati të mbrojmë Izraelin nëse arrijmë në atë pikë”, siguroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!