Shtëpia e Bardhë anuloi porosinë për më shumë doza vaksine të Pfizer

schedule13:16 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 13:16 - 8 Dhjetor, 2020

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump hodhi poshtë  një mundësi verën e kaluar për të blerë miliona doza shtesë të vaksinës së koronavirusit  Pfizer, një vendim që mund të vonojë shpërndarjen e një grupi të dytë të dozave derisa prodhuesi të përmbushë kontratat e tjera ndërkombëtare.

Zbulimi, i raportuar së pari nga New York Times dhe konfirmuar për Associated Press, erdhi një ditë para se Donald Trump të synonte të merrte meritat për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të ardhshme në një samit të Shtëpisë së Bardhë.

Vaksina e Pfizer, një nga pretendentët kryesorë të vaksinës për COVID-19, pritet të miratohet nga një panel i shkencëtarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave  këtë javë.

Gjithsesi, szyrtarët e administratës Trump mohuan se ata refuzuan një mundësi për të blerë më shumë doza të vaksinës Pfizer muaj më parë.

Anëtarët e lartë të Operacionit Warp Speed të administratës Trump folën rreth çështjes në një konferencë me gazetarët.

Një zyrtar i lartë i administratës i cili nuk dëshironte të identifikohej tha se administrata është “në mes të një negocimi tani” dhe nuk mund të flasë publikisht për këtë.

“Por ne ndihemi absolutisht të sigurt” se do të ketë një “numër të mjaftueshëm të dozave për të vaksinuar të gjithë amerikanët para fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021”, ka thënë zyrtari.

Kontrata fillestare e SHBA-së, u nënshkrua më 22 korrik, tha zyrtari i administratës.

Por 100 milionë doza do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz, pasi nevojitën 2 doza për një person.

Ndërkohë SHBA ka mundësinë për të blerë 3 miliardë doza të vaksinës, midis të gjitha kontratave që qeveria federale ka aktualisht me kompani të ndryshme.

Kjo në teori do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar popullatën amerikane disa herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!