“Shtëpia dukej si burg”, Kanye West i dedikon këngë Kim Kardashian pas ndarjes

schedule13:59 - 20 Korrik, 2021

schedule 13:59 - 20 Korrik, 2021

Kanye West u përlot në skenë gjatë lançimit të albumit të ri teksa po interpretonte një këngë që flet për divorcin me Kim Kardashian. Kënga me titull “Welcome to my life” flet rreth dy viteve të fundit të vështira, nga ndarja me yllin televiziv deri tek përpjekja e dështuar për t’u bërë President i SHBA-ve.

Në këngë, reperi e krahason shtëpinë e tij dhe Kim-it në Calabasas me burgun. “Thuaju atentatorëve që unë shpëtova nga Calabasas.”, thotë reperi në tekst. Një burim është shprehur për gazetën The Sun se “është një këngë shumë e thellë, e trishtuar për Kanye dhe që reflekton për martesën me Kim”.

Kanye West threw a 'listening party' in Las Vegas on Sunday

“Ai flet për fëmijët dhe e përmend që ajo merr gjithçka. Pasi këndoi këtë këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte vërtet e trishtë”. Reperi organizoi një festë për albumin e tij të dhjetë “Donda”, titull të cilin e ka vendosur në nder të nënës së ndjerë. Ai pritet të dalë në treg të premten. /abcnews.al

Kanye West u përlot në skenë në lansimin e albumit të tij të ri pasi luajti një këngë në lidhje me divorcin e tij nga Kim Kardashian.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!